Rikthehet Bundesliga. Bayern mposht Hamburgun 5-0

15/08/2015 00:00

Rikthehet Bundesliga, rikthehen edhe kampionët e Bayern të cilët jap sinjalin e parë për kundërshtarët. Të besuarit e Pep Guardiolas kanë fituar 5-0 në ndeshjen e parë të sezonit 2015/16 ndaj Hamburgut në shtëpi.

Përkundër rasteve të krijuara, u desh të pritej minuta e 27 për të shikuar golin e parë. Mehdi Benatia ishte ai që i dha epërsinë bavarezëve, pas një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte edhe më i frikshëm, falë këmbëshpejtëve Robben e Douglas Costa, të cilët ishin të jashtëzakonshëm.

Nuk vonojë shumë dhe në minutën e 53, Lewandowski shënon golin e dytë, ndërsa në të 69-n dhe 74-n Thomas Muller realizon dygolësh personal, duke e çuar epërsinë në katër gola.

Transferimi i fundit i Guardiolas, Douglas Costa shënon edhe golin e parë në kampionat dhe të pestin për Bayernin, për të vulosur fitoren 5-0.

Top Channel