Në prag të takimit të ministrave, kreditorët vlerësojnë bashkëpunimin e Greqisë

14/08/2015 00:00

Kreditorët ndërkombëtarë kanë vlerësuar bashkëpunimin e qeverisë greke gjatë negociatave për arritjen e marrëveshjes, para takimit të së premtes të ministrave të Eurozonës.

Të martën, pas shumë orë bisedimesh midis ministrave të qeverisë greke dhe kuartetit të huadhënësve u arrit marrëveshja e shumëpritur për memorandumin e tretë të ndihmës financiare që do mbajë Greqinë në Eurozonë dhe do e shpëtojë nga falimentimi.

Në një deklaratë të përbashkët të Komisionit Europian dhe të Bankës Qendrore Europiane, të katër kreditorët “kanë vlerësuar bashkëpunimin e autoriteteve greke gjatë bisedimeve, bashkëpunim i cili solli edhe arritjen e marrëveshjes pas disa muajsh negociatash”.

Tani është në dorën e Parlamentit grek i cili është mbledhur për të votuar paketën e masave që përfshin rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Ndërkohë, ministrat e Financave të Eurozonës do të takohen për të diskutuar për paketën e tretë të ndihmës për Greqinë.

Top Channel