Marrëveshja e Ohrit, 14 vjet nga firmosja dhe 11 vjet nga tejkalimi i afatit për realizimin saj

13/08/2015 00:00

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë së Maqedonisë, të enjten do të shënojë 14-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet dokumenti paqësor që mban gjallë procesin e demokratizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës në vendin tonë”,  thuhet në kumtesën e këtij Sekretariati.
 
Lidhur me këtë përvjetor ka reaguar edhe partia opozitare shqiptare, PDSH-ja, sipas së cilës, solemnitetet dhe festimet e përvjetorëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, vit pas viti nga ana e BDI-së, janë shndërruar në një marrëzi të madhe politike.
 
“Të mos harrojmë se përveçse është 14-vjetori i nënshkrimit, sivjet mbushen 11 vite nga tejkalimi i afatit të implementimit të po kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në reagimin e PDSH-së.
 
PDSH vlerëson se mosrealizimi i deritanishëm i kësaj marrëveshjeje imponon nevojën për një të re, me të cilën do të realizohen kërkesat e drejta të shqiptarëve në Maqedoni.

Top Channel