Basha gjen skuadër. Firmos me Luzernën për dy vjet

13/08/2015 00:00

Migjen Basha gjen më në fund skuadër. Mesfushori i kombëtares shqiptare, të cilit i përfundoi kontrata me skuadrën e Torinos, duke filluar nga ky sezon do të luajë në kampionatin zviceran, pikërisht te skuadra e Luzernës.

Sipas asaj që publikohet në median zvicerane, Basha do të firmosë me Luzernën një kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që shumë shpejt pritet që ai të bëjë edhe prezantimin me skuadrën e tij të re.

Për Migjen Bashën, ky është një rikthim në ligën helvete pas 10 sezonesh që ai i ka kaluar në futbollin italian, 4 nga të cilat te skuadra e Torinos, ndërkohë që është aktivizuar edhe me ekipe, si Viareggio, Rimini, Frosinone dhe Atalanta.

Top Channel