Pedro Rodriguez mohon: Nuk kam kërkuar të iki nga Barça

12/08/2015 00:00

E ardhmja e Pedro Rodriguez te Barcelona mbetet në dyshim. Sulmuesi 28-vjeçar është në shënjestrën e Manchester United dhe, sipas një deklarate të Drejtorit Teknik të skuadrës katalanase Robert Fernandez, Pedro ka kërkuar largimin.

Megjithatë, lojtari ka përgënjeshtruar lajmin se ka paraqitur një kërkesë të tillë, edhe pse ka pranuar që situata e tij mbetet ende e vështirë.

“Nuk e kam kërkuar largimin nga Barcelona, por situata ime është e komplikuar për shumë arsye. Paratë nuk kanë të bëjnë aspak, siç është folur së fundmi. Është çështje aktivizimi. Kam nevojë të luaj më shumë, pasi jam futbollist ambicioz. Nuk e di nëse do të largohem apo jo nga Barcelona, por do të mbetem gjithnjë tifoz i kësaj skuadre. Kam marrë oferta të mira nga shumë skuadra. Por tani jam këtu dhe jam i kënaqur”, ka thënë Pedro.

Top Channel