Superkupa e Europës, Barça kërkon të barazojë Milanin

10/08/2015 00:00

Ditën e martë, në Tbilisi, Barcelona do të luajë përballë Sevijas në finalen e Superkupës së Europës, të cilën kërkon ta fitojë për të pestën herë për të barazuar rekordin e Milanit.

Skuadra blaugrana e ka fituar për herë të parë këtë trofe në vitin 1992, vetëm pak muaj pasi siguroi titullin e parë europian në historinë e saj. Në atë kohë, superkupa zhvillohej me dy takime dhe Barcelona arriti të thyejë Verder Bremen, duke barazuar 1-1 në sfidën e parë dhe duke fituar në të dytën 2-1.

Për herë të dytë, Barcelona e fitoi Superkupën e Europës më 1997-n, ku mundi kampionët e  Borusias së Dortmundit 1-1 dhe 2-0. Ndërsa në vitin 2009, Barcelona, e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me Shakhtar Donjetsk 1-0, me gol të Pedro Rodrigez, dhe më tej, në vitin 2011, katalanasit iu imponuan Portos duke e mundur 2-0.

Ndërkaq, Barcelona mban një rekord më vete; është skuadra që ka zhvilluar më shumë finale të Superkupës së Europës, me 8 të tilla. Katalanasit e kanë humbur më 1979-n kundrejt Notingamit, në vitin 1982 ndaj Aston Vilës, më 1989-n ndaj Milanit dhe në vitin 2006 ndaj Sevijës.

Në total, ekipet spanjolle janë ato që e kanë fituar më shumë Superkupën e Europës, me 11 herë, të ndjekur nga klubet italiane me 9 të tilla.
Superkupa europiane ka filluar në vitin 1973, por duke nisur nga 1998-a ajo zhvillohet me një ndeshje të vetme.

Top Channel