Stoli i Marsejës, përmenden Maxarri, Montela dhe Zidan

10/08/2015 00:00

Marselo Bielsa shkaktoi një tërmet te Olimpiku i Marsejës, teksa bëri të ditur largimin nga stoli i kësaj skuadre menjëherë pas ndeshjes së parë të Ligës 1 me Kaenin.

Nëpërmjet një letre, argjentinasi shpjegoi arsyet e dhënies së dorëheqjes. Ai bëri të ditur se drejtuesit e klubit nuk e mbajtën fjalën e dhënë. Për momentin, drejtimin e Olimpikut të Marsejës e ka marrë Frank Pasi, por drejtuesit e klubit francez tashmë kanë filluar kërkimet për trajnerin e ri.

Presidenti LaBryn i ka idetë e qarta në lidhje me pasuesin e Bielsës dhe mësohet se dëshira e tij është të sjellë në Marsejë një trajner të huaj, që të ketë në dispozicion një ekip shumë ambicioz. Mes emrave që po diskutohen në kampin marsejez janë ata të Valter Maxarrit dhe Vinçenco Montelës, ku ai që ka më shumë avantazh është pikërsht ish-trajneri i Napolit dhe Interit.
 
Por ëndrra e madhe e Olimikut të Marsejës e ka emrin Zinedin Zidan, pikërisht për shkak të së kaluarës së tij që mund të jetë e tashmja dhe e ardhmja e një klubit që po kërkon të rindërtohet.

Top Channel