Neymar me shyta. I mungon Barcelonës në dy superkupat

09/08/2015 00:00

Neymar do i mungojë Barcelonës në 15 ditët e ardhshme pasi e kanë zënë shytat. Kështu, sulmuesi brazilian nuk do të luajë dot Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës.

Katalanasit do të përballen me Sevilla ditën e martë për Superkupën e Europës, ndërsa më 14 dhe 17 gusht do të luajnë kundër Atletic Bilbao për Superkupën e Spanjës.

Për këto dy evenimente, trajneri Luis Enrique ka grumbulluar të gjithë lojtarët me përjashtim të Neymar. Ai ka grumbulluar edhe ata lojtarë që nuk mund të luajnë për shkak dëmtimi apo ata që nuk janë regjistruar (Adriano, Douglas, Jordi Alba, Aleix Vidal dhe Arda Turan).

Top Channel