Marseille, Marcelo Bielsa jep dorëheqjen pas humbjes në shtëpi me Caen

09/08/2015 00:00

Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Marseille. Vendimi i trajnerit argjentinas erdhi pas humbjes të shtunën në mbrëmje ndaj Caen me rezultatin 1-0, në ndeshjen e parë të kampionatit francez.

Por, duket se nuk është kjo humbje arsyeja e largimit. Bielsa e kishte menduar dorëheqjen më parë dhe kjo shpjegohet edhe nga letra e dorëzuar te presidenti i klubit, Labrune, me të gjithë argumentat që e bindën të merrte vendimin.

Skuadra franceze e dha lajmin e largimit të trajnerit nëpërmjet profilit zyrtar në “Tëitter”. Nga ana e tij, Bielsa tha vetëm: “Puna ime këtu ka përfunduar. Do të kthehem në vendin tim”.

Argjentinasi 60-vjeçar drejtonte Marseille prej majit të vitit 2014. Për momentin, drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri i dytë i saj, Franck Passi.

Top Channel