Mediat kroate: Skënderbeu, kundërshtar i lehtë

08/08/2015 00:00

Mediat kroate vazhdojnë të analizojnë kampionët e Shqipërisë, të cilët pas 10 ditësh do të ndeshen me Dinamo Zagrebin në play off-in e Ligës së Kampioneve.

Ndryshe nga trajneri Mamic, i cili e vlerësoi Skenderbeun, per mediat vendase ekipi korçarë është kundërshtari më i lehtë që mund të kishte kampioni i Kroacisë në këtë fazë.

Gazetarët e të përditshmes “Jutarnji List”, krahasojnë vlerën e lojtarëve të dy skuadrave, ku bie në sy një diferencë shumë e madhe mes tyre. Vlera e ekipit kroat kap shifrën e 53 milionë eurove, ndërsa ajo e kampionëve të Shqipërisë 6.2 milionë euro.

Për gazetarët kroatë ky është një tregues shumë i mirë për cilësinë mes dy skuadrave dhe sipas tyre futbollistët e shtrenjtë kroatë do të ndihen shumë komodë para atyre korçarë.

Top Channel