Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 22-të

06/08/2015 00:00

Renditja e FIFA-s për ekipet kombëtare të futbollit për muajin gusht ka zyrtarizuar Shqipërinë në vendin e 22-të, klasifikimi më i mirë në historinë e kuqezinjve. Ngjitja me 14 pozicione ka bërë që kombëtarja jonë të lërë pas kombëtare si Franca, Danimarka, SHBA-ja, Rusia, Suedia, Greqia apo Turqia.

Trajneri Gianni De Biasi e paralajmëroi që dje renditjen e re në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar: “Vazhdon ngjitja në renditjen e FIFA-s për Shqipërinë, e cila gjatë muajit gusht kalon nga e 36 në botë, menjëherë në vendin e 22-të. Janë parakaluar kështu kombëtare si Franca, Danimarka dhe Gana”.

Në fakt është një rezultat historik, ku padyshim ka ndikuar edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), e cila i akordoi fitoren në tavolinë Shqipërisë pas ndërprerjes së ndeshjes me Serbinë në Beograd për shkak të trazirave në fushë.

Dhjetëshja e skuadrave më të mira përbëhet nga: Argjentina, Belgjika, Gjermani, Kolumbi, Brazil, Portugali, Rumani, Angli, Uells dhe Kili.

Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet në datën 3 shtator.

Top Channel