River Plate, “Mbreti” i Amerikës së Jugut

06/08/2015 00:00

River Plate u shpall kampion i Kupës Libertadores për herë të tretë në histori. Skuadra argjentinase mundi 3-0 në stadiumin “Monumental” meksikanët e Tigres, duke arritur të fitojë atë që mund të konsiderohet si Champions League e Amerikës së Jugut.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Alario (44’), Sanchez (74’) dhe Funes (78’).

Para disa muajsh, River Plate fitoi Copa Sudamericana dhe Recopa Sudamericana. Tashmë, në muajin dhjetor do të provojë të fitojë edhe Botërorin e Klubeve, ku pritet që në finale të ndeshet me Barcelonën.

Top Channel