Bayern Munchen, fituesi i “Audi Cup”. Mund 1-0 Realin në finale

06/08/2015 00:00

Pas humbjes së Superkupës së Gjermanisë, Bayern Munich fiton trofeun e parë sezonal, edhe pse bëhet fjalë për një turne miqësor. Bavarezët mposhtën në finalen e “Audi Cup” Realin e Madridit me rezultatin 1-0 .

Ekipi i Pep Guardiolës fitoi falë një goli të Robert Lewandowski në minutën e 88 të ndeshjes.

Bayern Munich kishte fituar më parë lehtësisht 3-0 me Milanin, por me ekipin e Benitez nuk e pati aspak të lehtë, edhe pse madrilenët ishin pa Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Top Channel