“Audi Cup”, Bayern mposht Milanin. Në tunel sherr Guardiola-De Jong

05/08/2015 00:00

Bayern Munich ka fituar sfidën miqësore ndaj Milanit me rezultat 3-0. Bavarezët ishin superiorë gjatë gjithë ndeshjes ndaj kuqezinjve, të cilët për 90 minuta gjuajtën vetëm një herë në portën e gjermanëve.

Në të vërtetë, Guardiola iu dha rastin lojtarëve që nuk gëzojnë shumë minuta me skuadrën për të nisur ndeshjen, ndryshe nga Mihajloviç që zgjodhi më të mirët për sfidën e “Audi Cup”.

Mirëpo, në minutën e 24 Bernat shënoi për golin e parë, ndërsa në të 74-n Gotze realizoi për 2-0, ndërsa pesë minuta nga fundi, Lewandowski shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Ndryshe nga ndeshja, ajo që morri vëmendje më të madhe ishte sherri mes Guardiolas dhe kapitenit De Jong. Trajneri bavarez e priti në tunel holandezin për t’i thënë disa fjalë pas ndërhyrjes që ky i fundit bëri ndaj një lojtari të Bayernit.

Pas minutës së 20, De Jong bëri një ndërhyrje në të riun Kimmich, çka detyroi Guardiolan që ta largonte nga loja gjermanin për shkak të dëmtimit.

Megjithatë, reagimi nga të tjerët ishte i shpejt duke mos lejuar trajnerin dhe mesfushorin të kenë kontakt fizik, por të shkëmbejnë vetëm disa fjalë në distancë.

Ndërkohë, Real Madrid fitoi kundër Tottenhamit me rezultat 2-0. Ish-ylli i skuadrës londineze, Gareth Bale ishte autor i golit të dytë, ndërsa të parën e shënoi James Rodriguez.

Top Channel