Milan në merkato, ka ende shpresa për Ibrahimoviç

04/08/2015 00:00

Tek Milani askush nuk i ka humbur shpresat për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahmoviç në Milanello. Adriano Galliani ka deklaruar se ka ende kohë për këtë çështje, pasi sesioni i merkatos i kësaj vere është ende i hapur.

“Ibrahimoviç ka kontratë me Paris Sën Zhermen edhe për një vit, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Galliani, sipas të cilit, merkatoja është ende e hapur.

Më pas, Galliani ka folur edhe për repartin e mbrojtjes tek kuqezinjtë, duke theksuar se është i kënaqur me lojtarët që janë aktualisht në skuadër, por nuk e përjashtoi mundësinë që klubi milanez të bëjë një tjetër ofertë për Romanjolin.

“Rodrigo Eli po bën një punë të mirë. Po ashtu edhe Zapata. Kemi edhe Paletën, Aleks e Mekses. Mendoj se jemi të mbuluar mjaft mirë në prapavijë. Gjithsesi, do të shohim se ç’do të bëjmë më tej”, ka shtuar Galliani.

Top Channel