Aksident në Levan-Vlorë, plagosen 5 anëtarët e një familjeje

04/08/2015 00:00

Një automjet tip Volkswagen është përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm në dalje të autostradës Levan-Vlorë. Në automjet udhëtonin një familje prej pesë pjesëtarësh: dy bashkëshortët si dhe tre fëmijët.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia si dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Automjeti fillimisht është përplasur më trafikndarësen dhe më pas është përmbysur duke u shkatërruar totalisht.

Pesë anëtarët e familjes janë shoqëruar për në siptalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel