Sepp Blatter jep dorëheqjen nga CIO

03/08/2015 00:00

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka vendosur t’i japë fund para kohe mandatit të tij si anëtar i kryesisë së Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO). Që më 23 korrik, 79-vjecari i ka kërkuar dorëheqjen presidentit të CIO-s, gjermanit Thomas Bah, duke i bërë të ditur se nuk do të udhëtonte drejt Kuala Lumpurit për mbledhjen e radhës së këtij institucioni, ndoshta për të shmangur ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po hetohet në lidhje me skandalet e FIFA-s.

Zvicerani do të dalë pëfundimisht nga bota e sportit më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, datë kur FIFA do të njohë presidentin e saj të ri.

Pavarësisht skandaleve të korrupsionit ku është përfshirë FIFA, Sepp Blatterit, i cili mban detyrën e presidentit të qeverisë së futbollit botëror që nga viti 1998, i njihet merita për përdorimin e ststemit “Goal Control 4D”, një teknologji që shmang golat fantazmë.

Për herë të parë kjo teknologji është përdorur në Botërorin “Brazil 2014” dhe me shumë mundësi do të përdoret edhe në Europianin “Francë 2016″.

Top Channel