Gruveski: “Kumanova” na tregoi se terrorizmin e kemi para derës

03/08/2015 00:00

Në fjalimin për festën e 2 Gushtit, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka folur edhe për çështjen e sigurisë. Ai ka pohuar se terrorizmi ka ardhur në prag të derës, duke përmendur këtu aksionin policor në Kumanovë.

Sipas Gruevskit, edhe Maqedonisë terrorizmi i rri mbi kokë, ashtu si edhe gjithë Evropës. Ndaj, ka premtuar forcimin e kapaciteteve për ballafaqimin me këtë rrezik.
 
“Ngjarjet në Kumanovë dhe hedhjet e bombave ose granatave, janë vetëm një alarm se ky lloj kërcënimi nuk është diku larg nesh, në Francë, Belgjikë, Norvegji, Amerikë, apo në Irak ose Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, para shtëpisë sonë dhe të rrezikojnë jetët tona dhe të të afërmve tanë”, ka deklaruar Nikolla Gruevski.

Top Channel