Humbja e katërt radhazi për Interin

02/08/2015 00:00

Vjen edhe humbja e katërt radhazi për Interin në këtë verë. Pas Bayern Munchen, Milan dhe Real Madrid, është Galatasaray skuadra që mund zikaltërit në fazën përgatitore.

Në miqësoren e luajtur në Stamboll, janë dy ish-lojtarët e Interit ata që ndërtojnë golin e fitores: asist i Podolskit dhe gol i Snejderit.

Jo vetëm që është mundur në 4 ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani, por Interi i Mancinit nuk ka shënuar asnjë gol në këto takime. Pra, sulmi duket se është problemi më i madh i Interit.

Top Channel