Angli, Arsenali mund 1-0 Chelsea-n dhe ngre Superkupën

02/08/2015 00:00

Sezoni i ri futbollistik në Angli ka nisur me një zhgënjim për Jose Mourinho, pasi Chelsea i tij është mundur në finalen e Superkupës së Anglisë me rezultatin 1-0 nga Arsenali i Arsene Wenger.

Goli i Oxlade-Chamberlain në minutën e 24-t dhe pritjet e Petr Cech i dhanë suksesin “Topçinjve”, të cilët e kishin fituar Superkupën e Anglisë (Community Shield) 13 herë të tjera në historinë e tyre.

Gjithashtu, kjo fitore ishte e para e Arsene Wenger në 14 ndeshje të luajtura ndaj Jose Mourinho.

Top Channel