Tenis, Nadal fiton turneun e Hamburgut. Mund në finale italianin Fognini

02/08/2015 00:00

Rafael Nadal ka arritur të fitojë turneun e Hamburgut, arritja e tij më e madhe deri në këtë pikë të vitit 2015. Tenisti spanjoll, ish-numri 1 i renditjes botërore dhe aktualisht në vendin e dhjetë, mundi në finale italianin Fabio Fognini, pas 2 orë e 34 minutash lojë.

Rezultati i takimit: 7-5 dhe 7-5. Kjo është hera e dytë që Nadal fiton turneun gjerman në fushë dheu.

Ky është titulli numër 67 në karrierë për Rafael Nadal, 47 prej të cilëve i ka fituar në fusha dheu.

“Ishte një ndeshje e madhe, shumë e luftuar. Pati pikë të bukura dhe kthesa të shumta në lojë”, tha Nadal pas finales.

Top Channel