Jo vetëm polaket. Mediat e huaja, për incidentin në Tiranë: Më i rëndi i natës

31/07/2015 00:00

Ndërprerja e ndeshjes në “Qemal Stafa” ka bërë xhiron e botës brenda pak orëve, një lajm ky që dëmton rëndë imazhin e futbollit shqiptar, që është ngritur me aq mund këto vitet e fundit nga përfaqësimet e Kombëtares shqiptare, Skënderbeut dhe nga vetë Kukësi.

Mediat polake e kanë cilësuar si një skandal, atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ndërkohë që disa prej tyre bëjnë edhe ironi, duke bërë lajme për nxjerrjen në ankand të gurit, që dëmtoi Dudën.

E përditshmja “WProst” ka publikuar një foto të lojtarit sllovak, Duda, i cili i ka siguruar tifozët se është në gjendje të mirë dhe mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës. Ndeshja e ndërprerë është pasqyruar edhe nga mediat e tjera europiane, si “Daily Mail”, “BBC”, “TGcom”, “Gazzetta dello Sport”, të cilat njëzëri e kanë cilësuar si ngjarjen më të shëmtuar të mbrëmjes në Europa League.

Top Channel