Bayern, Guardiola: Nuk kam vendosur ende nëse do të rinovoj apo jo kontratën

31/07/2015 00:00

Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola, ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur nëse do të rinovojë apo jo kontratën me klubin kampion të Gjermanisë, kontratë që i skadon në fund të sezonit që për bavarezët do të nisë nesër, me Superkupën e Gjermanisë.

“Ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj”, tha Guardiola, i cili shtoi se e di shumë mirë se drejtuesit e klubit mund të mos jenë të kënaqur me faktin që ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Për Guardiolën ky do të jetë sezoni i tretë në drejtimin e Bayern Munchen. Trajneri i fundit që ka qëndruar në drejtimin e bavarezëve më shumë se 3 sezone ka qenë Ottmar Hitzfeld (1998-2004).

Top Channel