Troisi: Kukësi mund ta kthente rezultatin; polakët provokuan

31/07/2015 00:00

Pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kukësit dhe Legias, trajneri brazilian i ekipit skuadrës shqiptare është shprehur se ndërprerja e takimit ka ardhur në momentin më të mirë për ekipin e tij. Teksa shton se Kukësi mund ta kthente rezultatin 1-2, të fiksuar në ato minuta.

“Jemi shumë të mërzitur për këtë që ndodhi sepse po luanim mirë me një kundërshtar të fortë. Unë mendoj se ashtu si po luanim kishim mundësi të barazonim dhe më pas ta kthenim rezultatin në favorin tonë”, shprehet Marcelo Troisi, trajner i Kukësit.

Sa i përket ngjarjes së ndodhur në minutën e 52-të të ndeshjes, Trosi shprehet se lojtari polak nuk është goditur nga tifozët e Kukësit.

“Mund të them që polakët i kanë provokuar që në rrugë tifozët e Kukësit. Me këtë nuk dua të justifikoi askënd, por mund të them se nuk ishte ndonjë tifoz i Kukësit që ka goditur. Tani duhet të presim vendimin e UEFA-s”, përfundoi Troisi.

Top Channel