Kupa Libertadores, përfundon në barazim 0-0 finalja e parë mes Tigres dhe River Plate

30/07/2015 00:00

Ka përfunduar në barazim pa gola finalja e parë e Kupës Libertadores mes skuadrës meksikane Tigres dhe asaj argjentinase River Plate.

Boca u mbrojt mjaft mirë, ndërsa vendasit e Tigres nuk arritën të krijonin raste shënimi dhe do të shkojnë në stadiumin “Monumental” të disavantazhuar ndaj skuadrës që e ka fituar dy herë ekuivalenten e Champions League-s në Amerikën e Jugut (1986 dhe 1996).

Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 5 gusht.

Top Channel