PSG mposht Manchester United në SHBA

30/07/2015 00:00

Edhe pse trajneri Louis van Gaal kishte në formacion lojtarë si Rooney, Mata, por edhe Bastian Schweinsteiger i sapoblerë nga Bayern-i, në fund ishte PSG që triumfoi.

Të udhëhequr nga Ibrahimovic, francezët arritën të fitojnë 2-0 ndeshjen ndaj Manchester United të zhvilluar në SHBA, e vlefshme për turneun International Champions Cup 2015.

Fillimisht ishte Matuidi që zhbllokoi rezultatin në minutën e 25 të pjesës së parë, ndërsa 9 minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë nga të besuarit e Laurent Blanc u finalizua nga gjigandi suedez, i cili shënoi pas asistit të marrë nga Maxwell.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet, ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0, të arritur që në pjesën e parë.

Kjo ishte humbja e parë për Manchester në turneun amerikan, pasi më parë kishte arritur tre fitore: 3-1 ndaj San Jose Earthquake, 3-1 ndaj Barcelonës dhe 1-0 ndaj Club América. Ndërsa për PSG ishte fitorja e tretë, ndërsa është mposhtur vetëm nga Chelsea me penallti. Francezët kanë fituar 3-2 ndaj Benfica, 4-2 ndaj Fiorentinës dhe së fundmi 2-0 ndaj Manchester United.

Top Channel