Napoli, 5 milionë euro dhe kontratë 5-vjeçare për Elseid Hysajn

28/07/2015 00:00

Elseid Hysaj është vetëm një hap larg zhvillimit më madhor të karrierës së tij sportive deri më sot, pasi mësohet se pas takimit në Milano, drejtues të merkatos së Napolit kanë arritur akordin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, 21-vjeçarin që është aktivizuar me Empolin në Serie A vitin e kaluar.

Marrëveshja me klubin napolitan është formale, teksa arkave të klubit të Empolit pritet t’i shkojnë 5 milionë euro plus bonuse të tjera. Ndërsa për anësorin kuqezi është ofruar një kontratë 5-vjeçare.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditën e mërkurë, kur lojtari të ketë kryer edhe vizitat mjekësore me Napolin.

Top Channel