Aksident në rrugën e Kombit, 8 të plagosur

27/07/2015 00:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë pasdites së të hënës në një aks të rrugës së Kombit, me pasojë 8 persona të plagosur.

Dy mjete të llojit autoveturë, një Ford me targa AA 776 LD dhe një Volkswagen me targa gjermane BO HY 264, janë përplasur me njëri-tjetrin pranë një pike karburanti.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që të plagosurit, gjendja shëndetësore e të cilëve ende nuk bëhet e ditur, janë transportuar me mjete të rastit në Spitalin Rajonal të Rrëshenit.

Top Channel