Bayern, Robben iu rikthehet stërvitjeve

27/07/2015 00:00

Arjen Robben i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e Bayernit. Holandezi humbi fundin e kampionatit të sezonit të kaluar për shkak të problemeve muskulare.

Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për Pep Guardiolan, pasi skuadra e tij do të luftojë në fundjavë për trofeun e Supërkupës së Gjermanisë kundër Wolfsburgut.

Fillimisht Robben nuk iu bashkua skuadrës në turin përgatitor në Azi, për shkak se do të vazhdonte seancat e rikuperimit në Gjermani, por duket se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe tani ai është në dispozicion të Guardiolas.

Top Channel