Interi në Kinë: Tre ndeshje, tre humbje dhe 0 gola

27/07/2015 00:00

Ka përfunduar aventura e Interit në Kinë. Ka qenë një verë e tmerrshme për zikaltërit të cilët kanë pësuar edhe humbjen e tretë në aq takime, duke mos shënuar asnjë gol.

Pas humbjes ndaj Bayernit dhe Milanit, të hënën djemtë e Mancinit kanë humbur edhe ndaj Realit. “Galaktikët” fituan me rezultat 3:0 me golat e Jeses, Varanes dhe James Rodriguez.

Reali e kishte nën kontroll të gjithë ndeshjen, duke qarkulluar më shumë topin dhe duke gjuajtur në drejtim të portës së italianëve, por falë formës së Handanovic, Interi e mbylli ndeshjen me vetëm tre gola të pësuar.

Zikaltërit vazhdojnë të jenë viktimë e gabimeve të tyre, sidomos në afërsi të zonës. Loja e tyre mund të jetë e një niveli tjetër me Jovetic, Miranda, Perisic dhe Melo, por kjo mbetet për t’u parë.

Top Channel