Librazhd, makina del nga rruga, gjen vdekjen drejtuesi

27/07/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari është regjistruar mesnatën e së dielës në unazën e qytetit të Librazhdit.

Kristo Roçi udhëtonte i vetëm me mjetin e tij me targa greke “NZY 5651”, kur ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë.

48-vjeçari, me banim në Hotolisht, gjeti vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, përplasja ka qenë shumë e fortë për shkak të shpejtësisë së madhe të mjetit.
Gjithashtu dyshohet se 48-vjeçari mund të jetë përgjumur teksa drejtonte makinën. 

Top Channel