Brenda tri ditësh luajmë ndaj Spanjës dhe Italisë. Ja me kë i nisim eliminatoret “Rusi 2018”

26/07/2015 00:00

Pas tërheqjes së shortit ditën e shtunë, të dielën janë publikuar oraret e plota të të gjitha ndeshjeve. Gjatë vitit 2016 tre nga katër ndeshjet do t’i luajmë në Shqipëri, ndërsa për sfidën e parë me Italinë duhet të presim 2017-n.

Kombëtarja shqiptare fillon rrugëtimin drejt Rusisë më 5 tetor kundër Maqedonisë, në njërin prej stadiumeve shqiptare. Një muaj më vonë do të luajmë në transfertë ndaj Lihtejnshtejnit.

Vitin e ardhshëm do të luajmë në shtëpi edhe ndaj Spanjës, saktësisht më 9 tetor, si dhe ndaj Izraelit më 12 nëntor.

Sfida e parë më fqinjët përtej “Adriatikut” do të luhet në mars të 2017-s, në Itali. Në qershor të të njëjtit vit do të udhëtojmë në Izrael, ndërsa në shtator luajmë në shtëpi me Lihtenshtejnin dhe shkojmë në Maqedoni.

Tetori do të jetë muaj “ferri”, pasi më 6 tetor luajmë në transfertë kundër Spanjës, ndërsa vetëm tri ditë më vonë rikthehemi për të mirëpritur Italinë.

Kalendari i plotë:

5 shtator 2016
Ora: 20:45
Shqipëri – Maqedoni

6 tetor 2016
Ora: 20:45
Lihtenshtejn– Shqipëri

9 tetor 2016
Ora: 20:45
Shqipëri – Spanjë

12 nëntor 2016
Ora: 20:45
Shqipëri – Izrael

24 mars 2017
Ora: 20:45
Itali – Shqipëri

11 qershor 2017
Ora: 20:45
Izrael – Shqipëri

2 shtator 2017
Ora: 18:00
Shqipëri – Lihtenshtejn

5 shtator 2017
Ora: 20:45
Maqedoni – Shqipëri

6 tetor 2017
Ora: 20:45
Spanjë – Shqipëri

9 tetor 2017
Ora: 20:45
Shqipëri – Itali

Top Channel