Duka: Kualifikimi në Rusi 2018, mision i pamundur

25/07/2015 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke komentuar shortin e hedhur në Shën Pietërburg për Kupën e Botës 2018, është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë që Shqipëria ka përpara.

“Jemi përballë dy skuadrave kampione bote”, ka thënë ai duke iu referuar Italisë dhe Spanjës, “por edhe të tjerat në grup nuk janë më pak të forta”.

Në një intervistë telefonike për Top Channel, Duka ka vlerësuar se është ende herët të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm në Botërorin Rusi 2018, “pasi kemi njëherë evropianin Francë 2016”.

Megjithatë, “është thuajse e pamundur. Askush nuk ka mundur të eliminojë Italinë dhe Spanjën”, ka shtuar kreu i FSHF-së.

Top Channel