Vapa nxit aksidentet rrugore, shkakton çrregullime tek këmbësorët dhe shoferët

25/07/2015 00:00

Numrin e madh të aksidenteve që ndodhin gjatë fundjavës eksprtët e lidhin jo vetëm me pijet alkoolike, por edhe me temperatura të larta të këtyre ditëve.

Ata theksojnë se tempraturat mbi 40 gradë bëjnë që jo vetëm drejtuesit e mjeteve të humbin përqëndrimin por edhe këmbësorët, të cilët në të shumtën e rasteve nuk respektojnë as semaforin.

“Ka rritje temperaturash të jashtëzakonshme që e kalojnë temperaturën e trupit të njeriut dhe për pasojë kemi një prishje të parametrave brenda organizmit. Humbet përqëndrimi, ka luhatje tensioni, ka djersitje,përhumbje të shikimit. Do të thotë që duhet të përdori më shumë lëngje, ta kontrollojmë veten dhe të marrim informacion ku shkojmë, që ta dimë çfarë mund të ndodhë gjatë rrugës. Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve janë mbikalimi i shpejtësisë. Janë 160 të vrarë vitin e kaluar nga 264 që është shifra totale”, thotë Boris Miska, ekspert i ISHP.

Rritja e numrit të aksidenteve gjatë muajve të verës tregohet edhe nga statistikat e policisë. Gjatë vitit 2014 muaji më i ngarkuar ka qënë muaji gusht me 191 aksidente, 32 të vrarë, 29 të plagosur rëndë dhe 191 të lënduar. Por pothuajse po kaq është dhe numri i aksidenteve që kanë ndodhur në muajt qershor dhe korrik një vit më parë.

“Gjatë muajve të gushtit kemi një fluks të madh të makinave për shkak të pushimeve të verës, dhe vëmë re një rritje me 66.3 % të aksidenteve krahasuar me mesataren e muajve të tjerë. Njëkohësisht ka shtim të rasteve që kanë të bëjnë me të tipit të aksidenteve makinë- këmbësorë”, bën të ditur Boris Miska.

Aksidentet mjet-këmbësorë përbëjnë numrin më të madh. Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 637 aksidente të këtij lloji duke shkaktuar 85 të vdekur dhe 87 të plaogsur rëndë, pjesa tjetër e dëmtuar më lehtë. Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të udhëtojnë me shpejtësi normale dhe jo në oret me temperatura të larta, si dhe të pushojnë në ambiente të freskëta disa herë gjatë udhëtimeve të gjata.

Top Channel