F1, Hamilton komandon edhe në Hungari

24/07/2015 00:00

Dita e parë e fundjavës hungareze të sportit më të ndjekur të automobilizmit, Formula 1, duket se ka dhënë sinjalet e radhës të dominimit të Mercedesit.

Lewis Hamilton ka udhëhequr edhe gjatë minisesioneve të provave të lira në Hungaroring, me kohët 1 min 25 sek 141 gjatë të parit dhe 1 min 23 sek 949 të mijtat në të dytin, kur montoi në njëvendëshen e tij gomat e buta.

Megjithatë, këtë fundjavë mes dyshes Hamilton-Rosberg të Mercedesit janë futur jo pilotët e Ferrarit, siç kanë bërë zakonisht gjatë këtij sezoni, por dy makinat Red Bull me Danil Kvyat përpara Daniel Ricciardos, e megjithatë skuderia e Chris Hornerit duket se nuk mund të buzëqeshë. Kjo, për shkak se australiani ka prishur sërish njësinë motorike “Renault”, duke shfaqur edhe njëherë shenjat e tensionit mes tij dhe skuadrës.

Në vend të 4-t është renditur piloti tjetër i Mercedesit, Nico Rosberg, ndërkohë që pas tij vjen Ferrari i Kimi Raikkonen, me mbi 1 sekondë nga Hamilton dhe vetëm në vend të 7 është renditur gjermani i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel, i cili duket se ka vuajtur gjatë pjesës së parë të ditës për shkak të një problemi teknik në “SF15-T”.

Top Channel