Alen Prost: Të rritet siguria në Formula 1

22/07/2015 00:00

Aksidenti që i mori jetën Jules Bianchi-t pas muajsh të tërë në koma, e ka rikthyer si temë aktuale diskutimin në Formula 1 mbi sigurinë e pilotëve.

I fundit që ka ndërhyrë në këtë debat ka qenë legjenda e këtij sporti, Alen Prost, që kërkoi përmirësime për të mbrojtur jetën e protagonistëve.

Sipas tij, Formula 1 nuk mund të kënaqet kurrë me përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe këtë e konfirmoi tragjedia e Bianchi-t. Alen Prost mbetet ende i revoltuar nga rrethanat e aksidentit, që sipas tij mund të shmangehj.

“Ka patur shumë hetime dhe takime mbi sigurinë, por unë ende mendoj që për rastin e Bianchi, kishte disa të dhëna të caktuara dhe vendime që kushtuan shtrenjtë. Në ato momente duhej të ishte një makinë e sigurisë në pistë për të ngadalësuar garën para se vinçi të gjendej në atë pjesë. Ne nuk kemi patur një aksident fatal në Formula 1 për 21 vjet dhe kjo gjithsesi do të thotë që është bërë shumë punë. Por në një moment neglizhence, ai kamion rikuperimi u ndodh në pistë dhe shkaktoi tragjedi”, tha Alen Prost.

Top Channel