Aksident tragjik në Delvinë; vdesin 2 adoleshentë, plagosen 3 të tjerë

22/07/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak para mesnatës në Delvinë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:10 në rrugën Delvinë-Bamatat, në vendin e quajtur “Mulliri i Bardhë”, ku një automjet tip “Benz” me targa SR 7362 B, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një mur në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë fatale për dy të rinjtë, për 18 vjeçarin Naim Duka, që drejtonte automjetin dhe për 16-vjeçarin, Tahir Vaja, që të dy banues në Delvinë.

Nga ky aksident rrugor janë plagosur edhe tre të rinj të tjerë me inicialet A.D, 14 vjeç, banues në Delvinë, që ka pësuar dëmtime të lehta, E.V, 18 vjeç dhe E.C, 17 vjeç.  Dy të fundit me banim në Delvinë, janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Të rinjtë ishin nisur nga fshati Rusan për të luajtur në Kalçeto me njëri-tjetrin në fshatin Bamatat. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka dhënë ndihmën e parë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet së përplasja ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.

FOTO GALERI
1/4
Vdesin 2 adoleshentë, plagosen 3 të tjerë

Top Channel