Ruben Molina shënon suksesin e parë në Tour de France, fiton etapën e 16

20/07/2015 00:00

Spanjolli Ruben plaza Molina është fituesi i etapës së 16 në Turin e Francës, pasi përshkroi 201 km në 4 orë, 30 minuta e 10 sekonda, më shpejt se gjithë të tjerët.

Çiklisti veteran i Lampre-Merida triumfon kështu pas 10 vjetësh në një garë të rëndësishme, ndërkohë që la pas krahëve sllovakun Peter Sagan për të cilin kjo është hera e pestë që e mbyll garën në vendin e dytë.
 
Vazhdon të mbetet i pashqetësuar në krye të klasifikimit mbajtësi i fanellës së verdhë Chris Froome, i cili e ka ruajtur distancën prej 3 minutash e 10 sekondave me ndjekësin e tij më të afërt Quintana.
 
Në kilometrat e fundit të kësaj etape, çiklisti i skuadrës Sky, Gereint Thomas doli nga rruga pasi u përplas nga një tjetër çiklist. Fatmërisht skocezi nuk pësoi asgjë dhe e përfundoi garën.

Top Channel