Benitez nis me humbje aventurën me Realin

18/07/2015 00:00

Rafael Benitez ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të Realit të Madridit. “Los Blancos” u mposhtën 7-6 me penallti në takimin për “International Champions Cup” në Melburne të Australisë.

Por më shumë se rezultati, ajo që duhet të shqetësojë Rafael Benitez është loja e shfaqur në fushë nga të besuarit e tij, megjithëse ishte një ndeshje miqësore.

Verdhekuqtë e Garcia-s morën të parët nismën, duke goditur që në minutën e katërt traversën kundërshtare me anë të De Rossi-t. Madrilenët u përgjigjën zbehtë me Carvajal.

Ndeshja shërbeu më shumë për të parë gjendjen e lojtarëve, ku ai që duhet të shqetësojë më shumë Benitezin duhet të jetë Cristiano Ronaldo, krejtësisht jashtë forme. Asi portugez humbi një duel shpejtësie me veteranin Ashley Cole.

Top Channel