Riformatimi i qeverisë greke të drejtuar nga Alexis Tsipras është vetëm çështje orësh, raportojnë burime pranë kryeministrit.

Thuhet se përveç ministrave që votuan kundër masave në Parlament, kryeministri Tsipras do të zëvendësojë edhe disa të tjerë. Madje bëhet fjalë se do të jenë gjithësej 12 ndryshime në postet qeveritare.

Ndërsa për zgjedhjet e parakohshme të njëjtat burime thonë se, nëse qeveria do të mund të arrijë synimet e saj edhe me këtë numër deputetësh që e përkrahin, ajo mund të shtojë radhët e saj për në pranëverën e viti 2016.

Më shumë mundësi ka që Tsipras të deklarojë ndryshimet pasi Parlamenti gjerman të votojë për miratimin e ndihmave.

Top Channel