Shkodër, aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari

17/07/2015 00:00

Në orët e para të së premtes, një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Shkodër.

Sipas informacioneve të para të policisë, në rrugën e Kirasit është aksidentuar për vdekje me motoçikletë shtetasi S.Rama.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e 29-vjeçarit, por policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

Top Channel