Turi i Francës, Rodriguez fiton etapën e 12; suksesi i dytë për spanjollin

16/07/2015 00:00

Spanjolli Joaquim Rodriguez fitoi etapën e 12 të edicionit të 102-të të Turit të Francës, një garë që u shoqëruar në pjesën më të madhe të saj nga shiu.

Çiklisti i skuadrës Katusha u tregua më i aftë nga shumë të tjerë, duke fituar garën e dytë gjatë këtij sezoni.

Fanela e verdhë vazhdon të mbahet nga britaniku Chris Froome, falë kontrollit dhe ekuilibrit, arriti të mbajë të pandryshuar distancën me vendin e dytë që mbahet nga Van Garderen.

Ndërkohë, etapa e 13, që do të zhvillohet të premten, e gjatë 198.5 km nga Muret në Rodez, do të jetë ndryshe nga 3 garat e fundit në malet Pirenej. Kjo është mundësia më e mirë për çiklistët, të cilët kanë ambicie të ngjiten në klasifikim.

Top Channel