Bajern drejt Kinës, pa holandezin Arjen Robben

16/07/2015 00:00

Bajerni i Mynihut nuk do të ketë shërbimin e Arjen Roben në turin Aziatik që do të zhvillojë në prag të sezonit të ri.

Fillimisht 31-vjeçari u përfshi në skuadër për udhëtimin drejt Kinës, ku Bajerni do të luajë ndeshje miqësore me Valencian dhe Interin dhe Guangzhoun, por në fund stafi teknik preferoi ta lërë atë në Mynih, kjo si masë paraprake e kujdesit për shkak të dëmtimit muskular që sezonin e kaluar e la holandezin jashtë fushave të lojës për pjesën më të madhe të kohës.

Bajerni do të qëndrojë në Kinë për 8 ditë dhe do t’i zhvillojë ndeshjet e tij në Pekin, Shangai dhe Giangzhou. Ndeshjen e parë kampionët e Gjermanisë do ta luajnë ndaj Valencias ditën e shtunë, më pas bavarezët do të përballen me Interin, për të luajtur ndeshjen e fundit në 23 korrik me skuadrën kineze të Guangzhou Evergrande.

Top Channel