Ministrat e Eurozonës bien dakord në parim, për kredinë 7 miliardë euro

16/07/2015 00:00

Miratimi i paketës së shpëtimit në Parlamentin grek, ka zhbllokuar në parim kredinë prej 7 miliardë eurosh. Sipas Bloomberg, ministrat e Financave të zonës Euro kanë rënë dakord në parim për këtë kredi.

Megjithatë kredia do të bëhet publike të premten, dhe do të jepet nga Mekanizmi Europian për Stabilizimin Financiar, fondi i Shpëtimit i Bashkimit Europian, ka thënë një zyrtar për Bloomberg.

Kredia do të ndihmojë Greqinë të shlyejë borxhin prej 3.5 miliardë eurosh ndaj Bankës Qendrore Europiane të hënën, dhe të mbaj vendin stabël. Ndërsa Tsipras negocion detajet e planit tre vjeçar për një shumë prej 86 miliardë eurosh.

Top Channel