Cruyff: Pogba, 80 milionë euro? Një shifër e çmendur, absurde

14/07/2015 00:00

Legjenda e Holandës, presidenti i nderit te Barcelona, Johan Cruyff ka folur për vlerën e kartonit të  mesfushorit francez të Juventusit, Paul Pogba, të cilën e ka cilësuar si absurde.

“Barcelona arriti të ketë në grupin e saj të futbollistëve lojtarë si Messi, Xavi apo Iniesta, kostoja e të cilëve thuajse ka qenë zero. Aktualisht po bëhen shpenzimi marramendëse dhe unë mendoj se shifra e vendosur për Pogba prej 80 milionë euro është e pakuptimtë dhe absurde”, është shprehur ish-lojtari i Barcelonës.

Ndërkohë, i pyetur për transferimin e francezit, trajneri aktual i Barcelonës Luis Enrique, ka thënë: “Nuk dua të flas për lojtarë që nuk luajnë për Barcelonën. Javën e ardhshme unë do të kem një takim me presidentin, ku do të diskutojmë edhe për këtë çështje”

Për sa i përket afrimit të Arda Turan te Barcelona, Enrique tha se ai do të jetë një lojtar kyç në sulmin e ekipit që ai drejton në sezonin e ardhshëm.

Top Channel