Bullgaria ka financuar VMRO-DPMNE-në si parti opozitare dhe shërbimet sekrete të Sofjes zyrtare kanë pasur ndikim në formimin e kësaj partie.

Këtë e kanë pohuar për mediat bullgare ish-shefi i shërbimit sekret bullgar, Kirço Kirov dhe diplomati dhe agjenti Velizar Ençev.

Ençev ka shpjeguar se si janë realizuar kontaktet e para me ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Lupço Georgievski, në vitin 1992.

“Shteti bullgar ndihmoi shumë opozitën maqedonase që të vinte në pushtet”, ka pohuar Ençev. Ai ka thënë se shërbimet bullgare, nga viti 1986 kanë qenë aktive në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Maqedoni.

Duke mos shpalosur detaje, ai ka folur për takime të Georgjevskit me pushtetarë bullgarë dhe drejtues të shërbimeve sekrete të këtij vendi.

Sipas Ençev dhe Kirov, shërbimet sekrete bullgare kanë ende ndikim të fortë në klasën politike në Maqedoni. 

Top Channel