Nis Champions për Skënderbeun. Korçarët përballë Crusaders, në sulm dyshja Salihi-Hristov

14/07/2015 00:00

Skënderbeu do ta startojë sonte në mbrëmje përballë irlandezo-veriorëve të Crusaders aventurën në Champions League. Pavarësisht se nga UEFA vlerësohen si një ekip gjysëmprofesionist, trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Mirel Josa, nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin, i cili në turin e dytë erdhi pasi eleminoi Levadia Tallin.

Kapiteni i kampionëve tanë, Blendi Shkëmbi, pohon se këto lloj ndeshjesh janë 180 minuta, por sonte do të jenë korçarët ata që do t’i gëzohen fitores.

Gjatë meraktos së verës, Skënderbeu ka afruar 2 sulmues mjaft të mirë, futbollistin e kombëtares Hamdi Salihi dhe bullgarin Hristov, dy lojtarë që do të jenë emra kryesorë të Josës në ndeshjen e mbrëmjes.

Nëse korçarët eleminojnë Crusaders, ata e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në fazën play off të Europa League, ndërkohë që këtë vit ata do të përpiqen të shkojnë më larg.

Top Channel