Argjentinë, Boca Jr prezanton sulmuesin. Tevez: 3 arsye pse ndjehem mirë këtu

14/07/2015 00:00

Carlos Tevez prezantohet si futbollist i Boca Juniors. Ceremonia u zhvillua në stadiumin “La Bombonera” të Buenos Airesit, ku të pranishëm ishin mijëra tifozë.

Tevez deklaroi se kjo ishta dita më e bukur e tij si futbollist profesionist. “Kjo ditë nuk mund të krahasohet me asgjë. Së pari, sepse këtu është vendi im, së dyti, sepse nuk do të më duhet të flas anglisht apo italisht, dhe së treti, këtu jam në familjen time dhe askush nuk do të më thotë gjë nëse bëj ndonjë gabim. Po kthehem te klubi im i parë, sepse kishte ardhur koha”, tha Tevez.

Ai shtoi se ndjehej “shumë më mirë fizikisht dhe psilologjikisht, kështu që ky ishte momenti i duhur për t’u kthyer”.

Tevez do të mbajë fanelën me numrin 10 te Boca Juniors dhe ndeshja e tij e parë me këtë skuadër do të jetë ajo me Quilmes. Aktualisht, skuadra që kryeson kampionatin argjentinas të futbollit është pikërisht Boca Juniors.

Top Channel