Vedran Corluka, çfarë dështimi…

13/07/2015 00:00

Pak futbollistë në botë e marrin guximin të realizojnë një penallti të tillë, pasi mund të kenë fatin e kroatit Vedran Corluka…

Lojtari i Lokomotivës së Moskës tentoi të realizoi një 11-metërsh “alla Pirlo”, me një goditje në formë parabole, por gjithçka u kuptua nga portieri i Zenitit, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Rusisë.

Koha e rregullt mes dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1, madje edhe 30 minutat e shtesës nuk e vendosën fituesin. Në goditjen e penalltive lojtarët e Lokomotivës dështuan, por dështimi më i madh ishte Corluka.

Top Channel