Deputetët e shumicës parlamentare kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin, me të cilin kërkojnë ndërprerjen e procesit të lustrimit. Sipas këtij projektligji, puna e Komisionit për verifikimin e fakteve ka përfunduar me sukses, prandaj është e nevojshme ndërprerja e lustrimit.

Nëse miratohet, ky ligj do të hyj në fuqi më 1 shtator, kur përfundimisht pritet të marrë fund  procesi i lustrimit. Ndërkaq, ndërprerja dhe rishikimi i procesit të lustrimit ka qenë edhe një nga kërkesat kryesore të raportit të KE-së, që e përgatiti Rajnhard Pribe.

Për mënyrën si është realizuar procesi i lustrimit, ka pasur vërejtje si nga partitë opozitare, ashtu edhe nga shumë ekspertë të huaj e vendorë, që merren me të drejtat e njeriut.

Shumë nga kritikët e këtij procesi kanë vlerësuar se lustrimi është përdorur nga qeveria e Gruevskit për t’i eliminuar kundërshtarët politikë.

Top Channel